RTSH 24 Live

Aktualitet

Plagoset me armë 15-vjeçari, përfundon në spital. Shkaqet ende të paqarta

4 orë para

Plagoset me armë 15-vjeçari, përfundon në spital. Shkaqet ende të paqarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme kur një 15-vjeçar dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mëzez ku i mituri dyshohet se është plagosur me armë, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/