Kati i fundit i një pallati 10-katësh në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakë. Zjarri i rënë në apartament ka shkaktuar frikë dhe panik te banoret të cilët kanë lënë banesat e tyre duke dalë në rrugë.
Sipas korrespondentit të RTSH-së, Ervis Hila, zjarri ka rënë në apartamentin në pronësi të shtetasit P.Gj. Ndërkaq, zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
Sipas gazetarit Hila, fatmirësisht ai bashkë me familjarët kanë arritur të dalin pa marrë lëndime, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve me qëllim që të mos përhapen në pjesë të tjera të pallatit. Të gjithë banorët janë evakuuar, pasi apartamentet dhe shkallët janë mbuluar nga tymi.
/rtsh.al/