RTSH 24 Live

Kosovë

Petkoviq takon ambasadoren e Suedisë: Serbëve në veri të Kosovës po u bëhet terror

15 orë para

Petkoviq takon ambasadoren e Suedisë: Serbëve në veri të Kosovës po u bëhet terror

Drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka takuar sot ambasadoren e Suedisë në Serbi, Charlotte Samelin, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë, duke iu referuar posaçërisht lëvizjeve të fundit të konsideruara prej tij si të  dhunshme të Prishtinës, për mbylljen e institucioneve serbe, qendrave për punë sociale dhe zyrave postare.

Petkoviq theksoi se ky është terror dhe dhunë ndaj serbëve në veri të Kosovës, e cila dita-ditës konfirmon aspiratat e kryeministrit Albin Kurti, për dëbimin e popullit serb dhe krijimin e një Kosove etnike.

Ai deklaroi se që nga fillimi i qershorit të vitit të kaluar, kur BE-ja kërkoi qartë deeskalimin e situatës dhe tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu, Prishtina tregon hapur se nuk është e interesuar për qetësimin e tensioneve.

/rtsh.al/