RTSH 24 Live

Kosovë

Konfiskohen 25 kilogramë drogë në Prishtinë, arrestohen katër persona

7 orë para

Konfiskohen 25 kilogramë drogë në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës njofton se i ka konfiskuar të martën rreth 25 kilogramë lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë në operacionin policor të koduar “Starti”.

Media në Kosovë duke cituar policinë, bëjnë me dije se “Starti” ka filluar me trajtimin e informatave, mbledhjen e dëshmive dhe se sot janë realizuar katër kontrolle në lokacione të ndryshme në Prishtinë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 27 paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshë  25 kg 200 gr., një veturë, dy pushkë, dy revole, shtatë fishekë kalibrash të ndryshëm, gjashtë telefona celular dhe 350 euro. Dyshohet se lënda narkotike kishte qëllim tregun vendor.  Policia ka arrestuar: B.M., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar), L.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar), M.K., (viti i lindjes 1979, mashkull kosovar) dhe F.H., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas policisë të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe  ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Më tej, policia bëri të ditur se të dyshuarit, me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/rtsh.al/