Një mot ekstrem ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar dëme. Kjo stuhi ka marrë jetën e së paku pesë personave dhe ka krijuar kushte të rrezikshme për qytetarët. Shtetet më të goditura përfshijnë Maryland, Virginia, West Virginia, Kansas, Missouri, Kentucky dhe Arkansas, të cilat shpallën emergjenca për të përballuar situatën.
Vëmendja është përqendruar në pasojat e mëdha që ka pasur stuhia mbi transportin dhe infrastrukturën. Mbi 2,300 fluturime janë anuluar dhe shumë të tjera janë vonuar për shkak të motit ekstrem të shkaktuar nga vorbulla polare që ka mbërthyer veriun e SHBA-së. Po ashtu, rreth 190,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, duke përfshirë zona të mëdha të qyteteve dhe shteteve të prekura.
Një nga pasojat më të mëdha të kësaj stuhie janë aksidentet e shumta rrugore. Në Misuri, janë regjistruar 365 përplasje makine vetëm gjatë një dite, ndërsa në Kansas dhe Texas, fatkeqësisht, ka pasur viktima të tjera si rezultat i kushteve të rrezikshme rrugore dhe motit të acartë.
Autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, për shkak të rreziqeve që paraqesin moti ekstrem dhe kushtet e vështira të udhëtimit.
/rtsh.al/