RTSH 24 Live

Botë

Përshkallëzimi i situatës në lindjen e mesme, liderët botërorë reagojnë ndaj sulmit të Iranit mbi Izraelin

02/10/2024

Përshkallëzimi i situatës në lindjen e mesme, liderët botërorë reagojnë ndaj sulmit të Iranit mbi Izraelin

Pas sulmit me raketa balistike të Iranit ndaj Izraeli, dy vendet kërcënuan njëri-tjetrin, ndërsa liderë të ndryshëm botërore bënë thirrje për armëpushim, pasi i druhen zgjerimit të konflikt në Lindjen e Mesme. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se është i nevojshëm një armëpushim i menjëhershëm.

Presidenti amerikan Xho Biden e cilësoi sulmin e Teheranit si të dështuar, pasi SHBA ndihmoi mbrojtjen ajrore të Izraelit të kapë raketat e Iranit, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken e quajti sulmin totalisht të papranueshëm. “Cikli i rrezikshëm i sulmeve dhe hakmarrjeve rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Duhet një armëpushim i menjëhershëm në të gjithë rajonin”- tha kryediplomati i BE Borrell.

Gjermania kërkoi që Irani të ndalë menjëherë sulmin me raketa ndaj Izraelit “Teherani po e çon rajonin drejt greminës ” - tha ministrja e jashtme Annalena Baerbock. Presidenti francez mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Macron  dënoi sulmet e Iranit dhe tha se Franca mobilizoi burimet e saj ushtarake në Lindjen e Mesme për t'iu kundërvënë Teheranit. Kryeministri britanik, Keir Starmer shprehu angazhimin e Britanisë për sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve atje. Spanja kërkoi vetëpërmbajtje.

Kryeministri Pedro Sanchez bëri thirrje t’i jepet fund të dhunës në Lindjen e Mesme. Kryeministri japonez tha se sulmet raketore të Iranit ndaj Izraelit janë të papranueshme. Por ndryshe u priten sulmet e Iranit ndaj Izraelit ne gaza dhe Teheran. Grupi islamik palestinez, HAMAS e quajti heroik sulmin e Iranit. Mediat iraniane publikuan pamje të popullit duke festuar në Teheran ndërsa Irani nisi sulmin me raketa kundër Izraelit.

/RTSH/