Analisti Plator Nesturi dhe Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD janë përplasur mes tyre në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 mbi kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Ka 2 deri në 3 vite që SPAK-u vonon arrestimin e Erion Veliajt dhe nga ana tjetër, gjithë Tirana ka që flet për arrestimin e tij, do arrestohet sot, do arrestohet nesër. Është i çuditshëm për ju fakti i incineratorëve, a ekzistojnë incineratorët? Tirana gëlon nga kjo thashethemnaje, nëse jam gabim atëherë më thoni ju”, u shpreh Hysaj.
Nga ana e tij, Nesturi theksoi se kontroll i banesave u janë nënshtruar edhe personazheve të tjerë të politikës
“Për dijeninë tuaj, SPAK-u ka ushtruar kontrolle banese edhe shumë personazhe të tjera të politikës apo edhe të sferave të tjerëve, të cilët nuk janë bërë publik. Pra, ky është një element që është në të drejtën e ushtrimit të së drejtës së vet”, tha Nesturi.
/rtsh.al/