Kosova është solidarizuar me Greqinë pas aksidentit fatal. Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa ka shprehur mbështetjen e Kosovës për popullin grek.
“Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Osmani në rrjetin social Twitter.
Në Tempe, dy trena u përplasën kokë më kokë, një tren me pasagjerë dhe një tren mallrash, duke shkaktuar deri në këto momente 38 viktima dhe 85 të plagosur. Tre vagonët e parë të trenit me pasagjerë kanë marrë goditje fatale.
/rtsh.al/