RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

2 orë para

Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Është arrestuar pas disa orësh 47-vjeçari i cili përplasi për vdekje me makinë një të moshuar ditën e sotme në Fier.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.

Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.

Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

/rtsh.al/