Edicioni i 19-të i Upshift Albania në Korçë ka ardhur me një Ëorkshop me fokus ndryshimet klimatike. Pasi të rinjtë pjesëmarrës kanë zhvilluar idetë e tyre inovatore, 6 çmime janë ndarë më pas për grupet e më të mirëve.
Të rinjtë e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” kanë fituar 2 çmime, ndërsa 4 çmimet e tjera shkuan për skuadrat e shkollave “Skënderbeu” Maliq, gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, Shkolla “Fuat Babani” Bilisht, dhe gjimnazi i Maltës.
Të rinjtë pjesëmarrës vlerësohen me 6 çmime për idetë inovatore
Pas prezantimit të ideve inovatore të të rinjve që u bënë pjesë e edicionit të 19-të të Upshift Albania në Korçë, 6 grupe u vlerësuan me çmime.
Çmimi i parë u nda nga deputeti Niko Peleshi, të cilit gjithashtu, nga organizatorët e Upshift, iu dha një çmim vlerësues për mbështetjen që ofron për të rinjtë
Deputet Niko Peleshi gjatë ceremonisë së dhënies së ccmimeve tha se, Korcca është një qytet që mbart shumë histori fal dhe kountributit që të parët tuaj kanë dhënë për qytetin është e shkruar me shkronja të arta.
Ndaj tha ai, ju duhet të jeni jo vetëm brezi që transmeton këtë histori por duhet të jeni dhe brezi që shkruan histori për këtë qytet që vjen përmes ideve të reja.
Çmimet e tjera u ndanë më pas nga Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, dhe deputetja Eni Zake
Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov theksoi se, “ është shumë i inpresionuar nga rinia shqiptare, këtë ua kamë thënë dhe kolegëve të mi shqiptar.
“Të rinjtë janë shumë të fokusuar dhe të drejtuar nga një target i ri dhe kjo garanton të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.
Kryetar i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo theksoi se nxitja për të menduar dhe analizuar në mënyrë kritike për të realizuar një produkt apo shërbim të caktuar vlen shumë dhe kjo është fitorja reale.
Upshift Albania është një program që ndihmon të rinjtë të bëhen inovatorë dhe sipërmarrës socialë përmes mësimit nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit
/RTSH/