Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim në lidhje me situatën e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se objekt i këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.
Qyteti i Vlorës u përfshi nga përmbytje të mëdha pas reshjeve intensive që përfshinë vendin të premten (4 tetor), ndërsa 33 familje u evakuuan. Uji u tërhoq të dielën (6 tetor) nga shumë lagje dhe rrugët u bënë të qarkullueshme për këmbësorët dhe automjetet.
Shumë qytetarë pretendojnë për dëme të mëdha në banesa e biznese, teksa autoritetet vendore kanë deklaruar se pas vlerësimit të dëmeve do të jepen edhe dëmshpërblimet.
Sipas banorëve, shkak për përmbytjet u bë bllokimi i kanalit që duhet të tërhiqte ujërat që, sipas tyre, nuk është pastruar prej kohësh.
/rtsh.al/