RTSH 24 Live

Botë

Përleshje në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 persona

6 orë para

Përleshje në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 persona

Një përleshje e dhunshme mes rreth 80 personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (9 mars) në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit të Malakasës.

Sipas raportimeve nga mediat greke, 16 prej emigrantëve kanë mbetur të plagosur, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtatë prej të plagosurve janë dërguar në spitalin “Kryqi i Kuq” dhe dy persona në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”.

Moshat e të plagosurve variojnë nga 15 deri në 25 vjeç dhe janë me origjinë nga Egjipti. Komisariati i Oropos po kryen hetimet për ngjarjen.

/rtsh.al/