RTSH 24 Live

Europë

Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut, Vatikani: Ati i Shenjtë pësoi një krizë astmatike

9 orë para

Përkeqësohet gjendja e Papa Françeskut, Vatikani: Ati i Shenjtë pësoi një krizë astmatike

Papa Françesku është në gjendje më të rënduar shëndetësore pasi pësoi një krizë astmatike të frymëmarrjes në spital, tha ekipi mjekësor i Vatikanit, sipas Reuters.

Gjendja e Atit të Shenjtë po përkeqësohet. Mjekët që trajtojnë Papa Françeskun në Policlinico Gemelli në Romë raportojnë se gjendja e tij "vazhdon të jetë kritike, prandaj, siç u shpjegua dje, Papa nuk është jashtë rrezikut.

Këtë mëngjes Papa Françesku u paraqit me një krizë të zgjatur të frymëmarrjes astmatike, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me rrjedhje të lartë".

Udhëheqësi i kishës katolike mori gjithashtu transfuzion gjaku pasi analizat treguan se ai kishte një gjendje të lidhur me aneminë.

88 vjeçari u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt pasi pati vështirësi në frymëmarrje për disa ditë.

Që atëherë ai është diagnostikuar me pneumoni të dyfishtë.

Vatikani njoftoi më herët gjatë ditës se ai nuk do të dilte në publik të dielën për të udhëhequr lutjen me pelegrinët, javën e dytë radhazi që ai do të humbasë ngjarjen-shkruan Ilgiornale.          

/rtsh.al/