RTSH 24 Live

Botë

Përfundon numërimi i votave në Turqi, Erdogan shpallet fitues. Merr mandatin e tretë

28/05/2023

Përfundon numërimi i votave në Turqi, Erdogan shpallet fitues. Merr mandatin e tretë

Në Turqi ka përfunduar numërimi i votave ku presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan është shpallur fitues përballë kandidatit të opozitës, Kilicdaroglu.

Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka bërë të ditur se presidenti Rexhep Tajip Erdogan kryeson ndaj sfidantit Kemal Kilicdaroglu teksa ka përfunduar numërimi zyrtar i votave.

Sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor i Turqisë, Erdogan ka fituar me 54.6% të votave, ndërsa Kilicdaroglu ka marrë vetëm 45.53% të tyre.

Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve do të publikojë rezultatet zyrtare të garës presidenciale, ku shumica e rezultateve të raportuara deri më tani kanë qenë të dhëna jozyrtare nga agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë, Anadolu.

/rtsh.al/