RTSH 24 Live

Aktualitet

Përballja Roma-Feyenoord, Rinasi dhe Durrësi mbushen me tifozë, Rama: Priten dhe 20 mijë vizitorë

25/05/2022

Përballja Roma-Feyenoord, Rinasi dhe Durrësi mbushen me tifozë, Rama: Priten dhe 20 mijë vizitorë

Prej disa ditësh, tifozë italianë dhe holandezë kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur finalen e Conference League që do të luhet mbrëmjen e 25 majit në orën 21:00. Por të tjerë tifozë të të dyja skuadrave kanë mbërritur me avionë dhe traget në Rinas dhe Durrës për të mbështetur skuadrat e tyre që luajnë në stadiumin "Air Albania". Kryeministri Rama shkruan në Facebook se ditën e sotme priten edhe 20 mijë vizitorë të tjerë për të ndjekur përballjen Roma-Feyenoord.

“Shqipëria mirëpret nga ajri dhe deti mysafirët e finales europiane, sipas një protokolli me standardet më të larta të sigurisë, që mban në gatishmëri të gjitha strukturat doganore e policore në Rinas&Durrës dhe natyrisht në Tiranë⚽️🏆 *gjatë ditës së sotme priten mbi 20.000 vizitorë të tjerë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/