RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Peqin, vritet me armë zjarri 35 vjeçari

27/12/2021

Peqin, vritet me armë zjarri 35 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj në Peqin. Policia njofton se në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Ndërkohë është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”, njofton policia.