RTSH 24 Live

Sociale

Pelikani kacurrel në Lagunën e Karavastasë, ulet numri i shpendëve prej gripit

11/05/2022

Pelikani kacurrel në Lagunën e Karavastasë, ulet numri i shpendëve prej gripit

Dita Ndërkombëtare e “Pelikanit Kacurrel“ e gjen në vështirësi dhe me ulje numrin e pelikanëve në Lagunën e Karavastasë. Gripi i shpendëve, i rënë disa muaj më parë ka shkaktuar ngordhjen e dy individëve në ishullin e folenizimit.

Jemi në momentin që pelikanët rikthehen pas shtegtimit dhe ende numri i tyre është i pakët krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar.

Së shpejti do bëhet dhe numërimi i tyre në lagunë për të dalë në një konkluzion përfundimtar në numrin e tyre.

Specialisti i Natyrës Sajmir Hoxha pohoi faktin se kujdesi ndaj pelikanit duhet rritur sepse janë një atraksion për shtimin e turisteve në Parkun Kombetar  Karavasta në Divkakë.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Divjakës ka shtuar vëmendjen dhe kujdesin për të ruajtur numrin e individëve të pelikanit kacurrel në lagunë.

/rtsh/