RTSH 24 Live

Kosovë

PDK: Qytetarët e Kosovës treguan një kulturë të lartë politike

17 orë para

PDK: Qytetarët e Kosovës treguan një kulturë të lartë politike

Blerand Stavileci, përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka komentuar të dhënat e para të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke theksuar se qytetarët e Kosovës treguan një kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Ai e vlerësoi këtë si një fitore për vendin.

Në emër të PDK-së, Stavileci falënderoi Bedri Hamzën dhe Memli Krasniqin për fushatën që siç tha ai frymëzoi dhe bashkoi qytetarët rreth vlerave të zhvillimit dhe përparimit. Ai gjithashtu falënderoi votuesit dhe komisionerët për angazhimin e tyre.

Ai theksoi se PDK është e sigurt që vullneti i qytetarëve do të pasqyrohet më mirë nga rezultatet preliminare të exit pollleve, por mbeten të kujdesshëm për të siguruar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë.

Sipas tij, të dhënat e terrenit tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës do të ketë rritje më të madhe në këto zgjedhje. Ai shtoi se ende është herët të flitet për mundësinë e koalicioneve me partitë e tjera politike, duke theksuar se tani për tani PDK është përqendruar në procesin e numërimit të votave. Stavileci shtoi se respektojnë procesin dhe do të presin përfundimin e numërimit zyrtar.

/rtsh.al/