RTSH 24 Live

Politikë

PD dy amendamente për mbështetjen e SPAK, Basha: Minimizojmë hapësirat për presion ndaj prokurorëve

24/04/2024

PD dy amendamente për mbështetjen e SPAK, Basha: Minimizojmë hapësirat për presion ndaj prokurorëve

Partia Demokratike prioritet të depozitojë në Kuvend dy amendamente, që sipas saj do të forcojnë edhe më shumë rolin dhe punë e SPAK.

Amendamenti i parë ka të bëjë me fuqizimin strukturor të SPAK, ndërsa i dyti lidhet me ndryshime në Kodin Penal për të plotësuar vakumin ligjor që lidhet me njohjen nga SPAK dhe GJKKO të vendimeve të gjykatave të huaja për elementët kriminalë.

Kreu i Partisë Demokratike tha se këto amendamente minimizojnë hapësirat për preson ndaj prokurorëve.

“PD ka bërë gati dhe do të dorëzoj në Kuvend amendamente për të mbështetur punën e SPAK. Dy amendamente të propozuara kanë përfunduar pas një pune rigoroze. I pari ka të bëjë me dispozita ligjore që do të ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK dhe i dyti me ndryshime të Kodit Penal me qëllim mbushjen e vakumit ligjor në lidhur me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale dhe kompetencat e GJKKO për njohjen e vendimeve të huaja penale. Të dyja këto kanë për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të SPAK dhe goditjen krimit dhe korrupsionit.Këta janë prokurorë për të trajtuar korrupsionin. Kjo i vendos ata në një presion të jashtëzakonshëm. Detyra e PD është të minimizojë çdo hapësirë për presion që i bëhet këtyre prokurorëve. Një nga hapësirat është mbarimi i mandatit. Ku do shkosh? Propozimi ynë është kur e mbarojnë mandatin iu ofrohet një vend në prokurorinë e Apelit apo të Përgjithshme apo me kërkesë të tyre si kryetarë të prokurorive rajonale”, tha Basha.

Duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj SPAK, kryedemokrati Basha tha se ky institucion ka mbështetjen e plotë të PD për të luftuar korrupsionin si një prioritet kombëtar.

Akuzat Basha i ka hedhur edhe ndaj qeverisë se “po ushqen korrupsionin”, ndërsa shtoi se edhe raporti i DASH “konfirmoi të njëjtin shqetësim”.

“DASH konfirmoi korrupsionin, problemin më madhor të kësaj qeverie dhe një nga problemet më të mëdha të vendit. Ky korrupsion ushqehet përditë nga qeveria e Ramës dhe zgjedhësit e tij vendor si në Bashkisë së Tiranës, përmes skemave që vijnë e sofistikohen. Në majë të piramidës qëndron Edi Rama. Nuk mund të ketë një qeveri kaq e korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm. Lufta ndaj korrupsionit është një priorite kombëtar dhe i PD-së. Ne konfirmojmë mbështetjen tonë për SPAK dhe në veçanti ndaj sulmet që i vijnë ndaj të pushtetshmëve të qeverisë  dhe pushtetit vendor. Çdo veprim i SPAK dhe BKH është shumë i kontrolluar dhe i sulmuar nga ata që nuk e duan”, tha Basha.

/rtsh.al/