RTSH 24 Live

Politikë

PD do votojë pr.ligjin për pagat/ Bardhi-Ramës: Bletë votat në Shkodër e Durrës

25/05/2023

PD do votojë pr.ligjin për pagat/ Bardhi-Ramës: Bletë votat në Shkodër e Durrës

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, shprehu votën pro ndaj pr.ligjit për rritjen e pagave, ndërsa e konsideroi si vendim të vonuar dhe të pastudjuar.

“Vota e grupit parlamentar të PD do jetë pro ndaj këtij pr.ligji. Ky vendim sot është i vonuar dhe i pastudjuar”, tha Bardhi, teksa u ndal më tej te rezultati i zgjedhjeve të 14 majit.

Bardhi akuzoi Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, duke i konsideruar ‘non grata’ se kanë blerë votat duke i garantuar fitoren PS në Bashkinë e Durrësit dhe Shkodër. Bardhi vijoi më tej akuzat ndaj kryeministrit Edi Ram, duke deklaruar se drekon e darkon me kriminelë dhe të korruptuar.

“Shpjegove rezultatin historik siç e quani ju të PS, por s’na shpjegove situatën e atij non gratas tat Tom Doshit.

Rezultati i aleatit politik të Ramës, aleati ‘non grata’ i partisë social-demokrate Tom Doshoi. Ai është thelbi i pushtetit të Ramës.

Një këmbë e pushtetit në Durrës ja ka garantuar Vangjush Dako i damkosur non grata, një këmbë në Shkodër ja ka garantuar Tom Doshi “non grata” për të cilën ai nuk flet. Merret 35 minuta me opozitën. Do duhej të jepte shpjegime pse në 10 vite nuk ka sjellë në Kuvend asnjë pr.ligj për rritje pagash. Nuk ka asgjë të pamoralshme të rrisësh rrogat e administratës, deputetëve e ministrave, por të jesh i korruptuar dhe të drekosh e darkosh me kriminele siç bën ti është e pamoralshme.

Nëse merremi me kë rri ti, i bie të jesh pjesë e llumit të shoqërisë”, tha Bardhi.

/rtsh.al/