RTSH 24 Live

Sociale

Pastrimi i liqenit të Fierzës, autoritetet lokale shpresojnë në një zgjidhje finale

18/04/2024

Pastrimi i liqenit të Fierzës, autoritetet lokale shpresojnë në një zgjidhje finale

Përmes projekteve ndër kufitare, donatorëve të huaja dhe aksioneve pastrimi, institucionet vendore të qarkut Kukës, po synojnë ndalimin e ndotjes së Liqenit të Fierzës, por pa i dhënë zgjidhje problemit disa vjeçar të ndotjes. Drejtues të turizmit dhe mjedisit thonë se ka ardhur koha që KESH të ndaj fonde për pastrimin e liqenit dhe minimizim I mbetjeve në burim nga tre bashkitë.

Ndërkohë për pastrimin e liqenit nga një shoqatë gjermane pritej që në mars të këtij viti të mbërrinte anija për mbledhjen e mbetjeve në sipërfaqen e Liqenit, që deri më tani nuk ka ardhur.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Astrit Dobrushi, thotë vonesa ka të bëjë me mos dakordimin për menaxhimin e saj për të cilën po negociohet me tre bashkitë.

Kujtojmë se më herët se u vendosen dy prita në kuadër të implementimit të projektit “BioDrini” që financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me këshillin e Qarkut të Kukësit.

Gazetare: E. Dyrmishi

/RTSH/