RTSH 24 Live

Lifestyle

Pas dy vitesh pandemi, Google rikthen punonjësit në zyra

03/03/2022

Pas dy vitesh pandemi, Google rikthen punonjësit në zyra

Pas dy vitesh punë nga shtëpia, punonjësit e Google në SHBA do të rikthehen në zyra më 4 Prill. Google së bashku me gjigantët e tjerë të Silicon Valley kishin planifikuar rikthimin e punonjësve në zyra në Janar por vendosën ta shtyjnë afatin për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

Vitin e kaluar CEO Sundar Pichai zbuloi planin e punës hibride ku shumica e punonjësve kanë opsionin për të punuar në distancë në disa ditë të javës.

Shumica e punonjësve të Google do të punojnë nga shtëpia dy ditë në javë.

Microsoft vendosi të rikthejë në zyra punonjësit këtë javë edhe pse 50% të kohës së tyre do ta shpenzojnë duke punuar në distancë. Sakaq punonjësit e Meta rikthehen në zyra më 28 Mars kurse punonjësit e Twitter janë të lejuar të punojnë përgjithnjë nga shtëpia.