RTSH 24 Live

Kulturë

Parkur Arkeologjik i Antigonesë, hartohet plani i masave për vitin 2024

01/12/2023

Parkur Arkeologjik i Antigonesë, hartohet plani i masave për vitin 2024

Pas një sezoni turistik të konsideruar të suksesshëm, me dyfishimin e vizitorëve krahasuar me vitin e kaluar, në Parku Arkeologjik të Antigonesë janë hartuar një plan masash për një mbarëvajtje më të mirë të sezonit turistik për vitin 2024.

Sipas drejtorit të këtij parku Shkëlqim Guçe krahas saj do ketë projekte infrastrukturore me qëllim aksesueshmërinë dhe krijimin e sa më shumë lehtësive për vizitorët që frenkuentojnë këtë sit.

Promovimi përmes agjensive turistike , aksesueshmërisë si dhe ndërhyrjet  në infrastrukturë janë në projektet për vitin e ardhshëm.

Parku Arkeologjik i Antigonesë është një nga atraksionet më të vizitueshme në rajonin jugor përgjatë viteve të fundit.

Gazetare Heriselda Dyrmishi 

/ rtsh /