RTSH 24 Live

Sociale

Parandalimi i vetëvrasjeve, fenomeni paraqitet shqetësues jo vetëm në botë por edhe në vend

10/09/2024

Parandalimi i vetëvrasjeve, fenomeni paraqitet shqetësues jo vetëm në botë por edhe në vend

10 Shtatori është përcaktuar si “Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve”. Qëllimi i saj konsiston në rritjen e ndërgjegjësimit në mbarë botën se vetëvrasja mund të parandalohet. Për fatin e keq, vetëvrasjet përbëjnë një fenomen në rritje jo vetëm në botë por edhe në vendin tonë. Arsyet dhe shkaqet përse ndodhin vetëvrasjet mund të jenë nga më të ndryshmet.

Sipas Psikologes klinike, Loreta Tomaj, “vetëvrasje çojnë vetëm ato raste të cilat përjetohet agresiviteti, zemërimi, frustacioni, situata ekonomike në të cilën ndodhet, apo largimi nga jeta të një personi të dashur”.

Asnjë moshë nuk është e përjashtuar nga ndjenjat dhe mendimet për vetëvrasje por ky fenomen paraqitet më shqetësues kur ndodh tek adoleshentët.

Në veçanti janë moshat adoleshencën ku në mënyrë zhvillimore zhvillimore ku zakonisht shfaqen mendimet dhe ndjenjat për të eleminuar vetën.

Psikologia klinike tregon mbi mundësitë e parandalimit të vetëvrasjeve.

“Ekzistojnë dy mundësi ai parësori dhe dytësori, ky i fundit ka lidhje kur një familjar i joni dëshiron të vetëvritet”, tha ajo.

Referuar statistikave, rreth 3000 njerëz kryejnë vetëvrasje brenda një dite në mbarë botën dhe për çdo vetëvrasje të kryer, rreth 20 të tjerë mund të tentojnë t’i japin fund jetës.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/