RTSH 24 Live

Sociale

Artizani 83-vjeçar në Elbasan, Josif Muça nuk i është ndarë zanatit të marangozit që nga fëmijëria

17/09/2024

Artizani 83-vjeçar në Elbasan, Josif Muça nuk i është ndarë zanatit të marangozit që nga fëmijëria

Josif Mucca e nisi herët zanatin e tij  duke imituar gjyshin.  Me kalimin e kohës ai u bë një artizan i njohur. Sot pas 65 vitesh ai e sheh përsëri veten në një marrëdhënie të përjetshme me drurin.

Josifi çdo ditë del në treg për të shitur produktet e tij të shumta të drurit, të cilat I gjen më shumicë jashtë vendit, pasi turistët dhe emigrantët janë klientët e tij, përmes të cilëve siç thotë vetë ai , ndihmon pensionin e tij.

 Interesi i të rinjve në Elbasan për të mësuar punimin e drurit është në rënie. 83 vjeçari mendon se se shumë shpejt në Elbasan, nuk do të mbesë njeri që ta mbajë gjallë traditën.

83 vjeçari Josif Muca mbetet marangozi më i vjetër në Elbasan. Shumica e profesioneve si drupunues, orëndreqës, këpucar etj,  janë pothuajse drejt  zhdukjes pasi të rinjtë nuk po i shohin si profesione të të ardhmes së tyre.

Gazetar: M. Marashi

/RTSH/