RTSH 24 Live

Politikë

Paralajmëron gjyqtarin që do të vendosë për fatin e PD. Baçi: Duhet të ketë kujdes

17/04/2024

Paralajmëron gjyqtarin që do të vendosë për fatin e PD. Baçi: Duhet të ketë kujdes

Deputeti demokrat Luan Baçi, teksa e ka konsideruar një padrejtësi kalimin e vulës dhe logos Lulzim Bashës, tha se nuk do të ketë gjyqtar ta marrë përsipër një veprim të tillë.

Nëse ndodh kjo u shpreh Baçi, është një shkelje shumë e rëndë e ligjit dhe "që nuk do ketë zot ta marr në mbrojtje atë gjyqtar".

Gjykimi do të bëhet kur të ndodh kjo situatë. Por PD-ja është kjo që është dhe më e organizuar .  Çdo pengesë që do na vënë përpara ne do e tejkalojmë dhe në fund mund të them që nuk ka për të ndodhur. Nuk do të ketë gjyqtar për të marr përsipër një padrejtësi të tillë sepse do të përgjigjet vërtetë nesër për një shkelje shumë të rëndë të ligjit që nuk do ketë zot ta marr në mbrojtje” u shpreh deputeti opozitar.

I ftuar në emisionin “Ekspres” me gazetarin Nolian Lole, deputeti i “Rithemelimit” Luan Baçi duke komentuar situatën brenda grupit parlamentar të PD-së dhe kërkesën për të bërë pjesë e tij ish-kryeministri Sali Berisha, deputeti demokrat tha se do i drejtohen sërish me kërkesë kryetares së Kuvendit.

Sot është rënë dakord në grupin parlamentar që do të ri përsëritet shkresa dërguar Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla duke përcaktuar që lista e partisë Demokratike e dal nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duke shënuar emër për emër gjithë deputetët sikurse është dhe në KQZ”.

Deputeti demokrat theksoi se, “ne kemi rreth tre vite që PD-ja po përballet me padrejtësi shumë të mëdha dhe me goditje nën brez që bënë mazhoranca duke përdorur gjyqësorin dhe institucionet që ka në varësinë e vetë, sikurse është Parlamenti”

Sipas Baçit, ata kërkojnë ta mbajnë "padrejtësisht" të izoluar Sali Berishën sepse e dinë mirë fuqinë dhe autoritetin e tij.

I pyetur për akuzat që z. Meta ka bërë për drejtuesin e SPAK, deputeti Baçi u shpreh se I kam ndjekur dhe është shqetësuese kur shikon një kryetar partie, një ish-kryeministër, ish-president që ka një shqetësim vërtetë të madh dhe jep fakte, argumente, zbardh dokumente.

Ka problematika SPAK-u dhe të jemi të përgjegjshëm ky strukturë ka treguar që në shumë raste qëndrimet e tyre nuk janë korrekte. Këtu mund të përmend dhe qëndrimin që po mban me Kryetarin e PD-së, z. Sali Berisha duke e mbajtur të arrestuar politik. Ndërkombëtarët janë në të drejtën e tyre dhe absolutisht dhe kur reagojnë në mbështetje të SPAK reagojnë në mbështetje të drejtësisë” u shpreh ai.

Komentet e z. Meta janë në të drejtën e tij dhe gjykoj se ai ka informacionin e duhur për veten e vetë dhe nuk mund të komentoj qëndrimin e tij.

Grupi parlamentar nuk ka targetin që të diskutoi për marrëdhëniet me aleancat politike. Marrëdhëniet e aleatëve apo me ish-aleat janë në natyrën dhe të drejtën e strukturave të partisë , të Kryetarit të partisë.

Gjithashtu deputeti foli dhe për nevojën për një sistem të ri zgjedhor.

Kemi një kod zgjedhor të deformuar nga një parlament ‘monist’ ku opozita mungonte  dhe ku  u prish në mënyrë të njëanshme dhe marrëveshja e 5 qershorit të 2020 që  u firmos në Ambasadën e SHBA-së. Ky kod Zgjedhor I deformuar kërkon një dakordësi të gjithë forcave poilitike duke filluar nga prishja e kësaj marrëveshje e firmosur nga SHBA dhe BE për rikthimin e koalicioneve zgjedhore.

 

/rtsh.al/