Në Vlorë është organizuar një panair me synim promovimin jo vetëm të produktet të vendit tonë, por edhe të arbëreshëve.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin produkte të shumta, nga varietetet e ndryshme të vajit të ullirit, deri tek punimet e drurit.
Artizanët dhe tregtarët shpjeguan vlerat e produkteve, ndërsa veçuan cilësinë dhe origjinën e tyre bio, si dhe rëndësinë që kanë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, e ka cilësuar aktivitetin shumë të rëndësishëm, se krijon ura të forta tregtare.
"Ky, në fakt, është promovimi i vlerave, qoftë historike, qoftë kulturore mes familjes sonë shqiptare dhe asaj arbëreshe," u shpreh z. Dredha.
Panairi vjen edhe në kuadër të festave të Nëntorit . Ai është frekuentuar jo vetëm nga qytretarët vlonjat por edhe të huaj.
/rtsh.al/