RTSH 24 Live

Aktualitet

Panairi i punës për PAK, drejtoresha Zmijani: Të rritet ndërgjegjësimi për punësimin e tyre

3 orë para

Panairi i punës për PAK, drejtoresha Zmijani: Të rritet ndërgjegjësimi për punësimin e tyre

Në hollin e Bibliotekës “Marin Barleti”, u çel të enjten (19 shtator) panairi i zhvillimit të karrierës dhe punësimit për personat me aftësi të kufizuara (PAK) “Dua të punoj”. Organizimi i tij nga Fondacioni “Down Syndrome Albania” në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim realizohet për herë të parë në kryeqendrën e veriut të vendit.

Rozafa Zmijani, drejtuesja Rajonale e Zyrës së Punës ka deklaruar për RTSH se ky poanair vjen në kuadër të ndërgjegjësimit për përfshirjen në tregun e punës të personave me aftësi të kufizuar.

Nuk është për herë të parë, për herë të parë e kemi organizuar në qershor. Ky është panairi që vjen e organizuar nga “Down sindrome albania” në bashkëpunim me ne.

Panair ndërgjegjësues për përfshirjen në tregun e punës së personave me aftësi të kufizuar, Duhet të bëhen pjesë e cikleve, trajnimit, formimit në punë, etj,.

Kemi 2 vite që kemi bashkëpunim të ngushtë me shërbimin social shtetëror të cilën gjithë skedat e personave të kategorisë së parë, vijnë drejt zyrave të punës dhe kemi regjistruar një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuar për të marrë shërbimet e punësimit. Regjistrimi është pjesa më e lehtë. Kur vijnë për herë të parë kemi 2 kategori, ata që e shohin si mundësi punësimi, dhe pjesa tjetër që nuk duan punë. Këto promovime janë shumë mirë për ndërgjegjësimin e asaj pjese që nuk duan punë”, u shpreh ajo.

Zmijani thekson se sipas ligjit, çdo institucion apo subjekt privat që kanë mbi 25 punonjës, i 25-ti duhet të jetë një person me aftësi të kufizuar.

Zmijani shtoi se nuk kanë dalë udhëzimet e nevojshme të detyrueshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuar.

“Ligji detyron që çdo institucion apo subjekt privat që kanë mbi 25 punonjës, i 25-ti duhet të jetë një person me aftësi të kufizuar dhe më pas për çdo 15 punonjës të ketë një person me aftësi të kufizuar. Nuk kanë dalë udhëzimet e nevojshme të detyrueshme”, u shpreh Zmijani.

/rtsh.al/