RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministri Vengu: Prioritet, kapitali njerëzor. Nxisim arsimin profesional

3 orë para

Ministri Vengu: Prioritet, kapitali njerëzor. Nxisim arsimin profesional

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se një prej prioriteteve të institucionit që ai drejton, është kapitali njerëzor.

Ai u shpreh se përpos rritjes së pagave në 2024-ën, Ministria e Mbrojtjes po nxit procesin e arsimit profesional për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura në rrugën drejt modernizimit.

Në këtë kuadër, ministri shtoi se trajnimi teorik e praktik ka rëndësi të madhe në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të FA-ve.

“Fokusi te kapitali njerëzor është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes që përveç rritjes së pagave në vitin 2024, po nxit edhe procesin e arsimit profesional për të plotësuar nevojat e Forcave të Armatosura në rrugën drejt modernizimit.

Forca Ajrore është momentalisht në një proces që ka nisur me kompletimin e flotës me mjete fluturuese, ndërsa paralelisht, arsimi profesional që lidhet me pilotët e rinj, po vijon me ritëm të plotë.

Trajnimi teorik dhe kryesisht ai praktik është shumë i rëndësishëm në kurset profesionale të pilotëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura, një aset i çmuar i Flotës së Ajrit”, shkruan ministri Vengu në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/