RTSH 24 Live

Politikë

Pamjet / “Po vij! Jeni bota”! Stadiumi Galatsi në Athinë “vishet” kuqezi, shqiptarët në pritje të Ramës

12/05/2024

Pamjet / “Po vij! Jeni bota”! Stadiumi Galatsi në Athinë “vishet” kuqezi, shqiptarët në pritje të Ramës

Me mijëra shqiptarë janë mbledhur në stadiumin “Galatsi” në Athinë për takimin e tyre me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Tashmë shqiptarët kanë hyrë në stadium ku në duar mbajnë flamuj kuqezi, ndërsa në sfond janë vënë këngë patriotike, në pritje të ardhjes së kryeministrit Edi Rama.

Pamjet nga stadiumi “Galatsi” që është “veshur” kuqezi janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur tashmë në Athinë.

Video shoqërohet nga Rama me shkrimin “Po vij! Jeni bota”.

Kryeministri Edi Rama nis sot (12 maj) nga Athina takimet e tij me diasporën shqiptare në botë në kuadër të turit “Krenar për Shqipërinë”. Pjesë e diskutimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kryeministrit Edi Rama do të jenë çështje të rëndësishme që konsiderohen nga qeveria shqiptarë si sektor strategjik në kuadër të nismës “Shqipëria 2030”.   

Turizmi, vota e emigrantëve, investime në Shqipëri si dhe investimet në sektorë strategjik si energjia do të jenë pjesë  e diskutimeve gjatë mbledhjes që pritet të zgjasë rreth dy orë në stadiumin Galatsi. Në takim nuk do të ketë deklarata mbi çështjet sensitive që “cenojnë ekuilibrat politik me Greqinë”. 

Pas Athinës, Rama do të vijojë turin e takimeve me diasporën edhe në Milano, Londër dhe Dusseldorf.

/rtsh.al/