RTSH 24 Live

Rajon

Paketa e 5 e ndihmës kundër Covid në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Aplikoni

09/04/2021

Paketa e 5 e ndihmës kundër Covid në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Aplikoni

16 mijë të papunë dolën si pasojë e masave shtrënguese kundër Covid 19 në Maqedoninë e Veriut që i kërkuan kryeministrit Zoran Zaev të gjejë një zgjidhje për kompensimin e tyre.

Kështu që nga sot e deri më 15 prill të gjithë ata që janë përfshirë në këtë skemë në mënyrë që qeveria të bëjë një përllogaritje për të paraqitur në parlament për votim ndryshimin e buxhetit.

“Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin”, tha Zaev duke konfirmuar se vendi gëzon një ekonomi të fortë.