RTSH 24 Live

Aktualitet

Osmani: Irani kontrollon 5 shtete në Lindjen e Mesme. Nuk ka interes të zgjerojë luftën

15/04/2024

Osmani: Irani kontrollon 5 shtete në Lindjen e Mesme. Nuk ka interes të zgjerojë luftën

Irani nuk ka interes të zgjerojë luftën, kështu ka deklaruar eksperti i Lindjes së Mesme, Kreshnik Osmani teksa ka komentuar sulmin e Iranit kundrejt Izraelit.

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, Osmani tha se Irani është një shtet i fuqishëm i cili sot kontrollon 5 shtete në Lindjen e Mesme, por nuk ka interes që të  zgjerojë luftën.

Sipas Osmanin, Irani goditi Izraelin për të treguar krenari para popullit të tij apo për të dalë para rajonit si një shtet që e mban fjalën  që kur i preket territori, sikurse ambasada, përgjigjet direkt.

Duhet të shtrojmë një pyetje që çfarë fitoi dhe çfarë humbi Irani dhe po ashtu Izraeli. Irani kontrollon sot 5 shtete në Lindjen e Mesme, kontrollon Libanin, Irakun, Sirinë, Jemenin dhe një pjesë të zonës. Irani nuk goditi sepse mendoi se do të fitonte pasi e ka të qartë që në këto kohë nuk e kalon dot kupolën e hekurt të Izraelit. Irani e bëri për të treguar krenari para popullit të tij apo për të dalë para rajonit që unë jam një shtet që e mbaj fjalën apo kur më preket territori, sikurse ambasada unë kthej përgjigje direkt. Nuk është në interes të Iranit apo dhe Amerikës që të përhapet lufta sepse loja nuk është vetëm ndërmjet asaj që po ndodh mes izraelit, Amerikës apo Iranit, por loja është edhe ajo që po ndodh në Ukrainë", tha Osmani.

/rtsh.al/