RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra Simfonike e RTSH/ Sezoni i ri hapet me koncert në hollin "Gjon Simoni"

15/09/2023

Orkestra Simfonike e RTSH/ Sezoni i ri hapet me koncert në hollin "Gjon Simoni"

Këtë të premte (15 shtator) ka nisur sezoni i ri artistik i Orkestrës Simfonike të RadioTelevizionit Shqiptar.

Një valle popullore shqiptare e kompozuar nga Jetmir Zaganjori çoi siparin e sezonit të Orkestrës Simfonike.

Për koncertin ishte menduar një program i larmishëm me kompozimet e emrave më të mëdhenj të nivelit botëror, si Bet’hoven dhe Moxart.

Koncerti u mbajt në hollin "Gjon Simoni" brenda ambienteve të RadioTelevizionit Shqiptar.

Programin e kompozitorit të ri Zaganjori e plotësuan violinisti Daniel Vlashi Lukaçi, violina e parë e Orkestrës Simfonike të Berlinit.

Shfaqja u dirigjua nga Aurelien Azan Zielinski, i cili ka edhe rolin e drejtuesit artistik në Orkestrën Simfonike të RTSH-së.

/rtsh.al/