RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra simfonike e RTSH -Koncerti i dedikohet kompozitorit shqiptar Nikolla Zoraqit

11/07/2024

Orkestra simfonike e RTSH -Koncerti i dedikohet kompozitorit shqiptar Nikolla Zoraqit

Një koncert dedikuar kompozitorit të madh Nikolla Zoraqi do të vij për publikun artdashës mbrëmjen e 12 korrikut në Teatrin e Operës dhe Baletit. Koncerti përmban një program të larmishëm teksa do të vij nën interpretimin e artistëve shumë të njohur si violinisti Tedi Papavrami, klarinetisti Fatos Qerimaj,  Sopranoja kosovare Adelina Paloja, Flautistja Jonela Golemi dhe violinistja Suela Piciri. Ky koncert do te vij nën dirigjimin e Maestro Zhani Ciko.

“Krijimtaria e tij ka profilin solistik, ka vepra të jashtëzakonshme. Që nga uvertura heroike, që nga kabaja për orkestrën sinfonike, që nga të gjitha pjesët që ekzekutohen nga këta muzikantë që i shërbejnë emrit të krijimtarisë së kompozitori të madh”, u shpreh Maestro Zhani Ciko.

Koncerti dedikuar Nikolla Zoraqit do të bëj bashkë në skenë artistët më të mirë, të cilët thonë se është nder të interpretojnë pjesë të krijimtarisë muzikore të kompozitorit.

Kompozitori shqiptar Nikolla Zoraqi ka dhënë një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare, i cili provoi thuajse të gjitha gjinitë muzikore.

/RTSH/