RTSH 24 Live

Europë

Orban: Po fitoi Trump-i, Evropa duhet të rimendojë mbështetjen ndaj Ukrainës

03/11/2024

Orban: Po fitoi Trump-i, Evropa duhet të rimendojë mbështetjen ndaj Ukrainës

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka deklaruar se Evropa do të duhet ta rimendojë mbështetjen e saj për Ukrainën nëse Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kontinenti evropian “nuk do të jetë në gjendje të mbajë i vetëm barrën e luftës”.

Orban, i cili ka dalë në mbështetje të Donald Trump dhe bën pjesë tek ata që dëshiron që kandidati republikan të fitojë zgjedhjet e së martës në SHBA, ai përkrah edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Orban është kritikuar gjerësisht nga Brukseli për kundërshtimin e vazhdueshëm të ndihmës ushtarake të bllokut për Kievin.

“Nëse ndodh ajo që ne presim dhe Amerika bëhet pro paqes, atëherë Evropa nuk mund të mbetet pro luftës”, tha Orban, duke iu referuar premtimit të Trump për të negociuar përfundimin e konfliktit.

Evropa nuk mund ta mbajë e vetme barrën e [luftës] dhe nëse amerikanët kalojnë në paqe, atëherë ne gjithashtu duhet të përshtatemi”, tha Orbani.

Ai shtoi se do të ketë diskutime kur liderët evropianë të takohen në Budapest në javën e ardhshme.

Hungaria aktualisht mban presidencën e radhës gjashtëmujore të BE-së.

/rtsh.al/