RTSH 24 Live

Politikë

Çipa: Greqia synon rikthimin e pozitës kryesore ekonomike në rajon

04/11/2024

Çipa: Greqia synon rikthimin e pozitës kryesore ekonomike në rajon

Analisti Aleksandër Çipa, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi” në RTSH, deklaroi se Greqia ka si qëllim rikthimin e opozitës kryesore ekonomike në rajonin e Ballkanit dhe se Rama po luan lojën e tij për llogari elektorale.

Sipas tij, ka pasur një ftohje pak të gjatë mes dy vendeve dhe është kjo ftohje për protagonizmin e të 2 kryeministrave.

“Pala greke mund të mos ketë komunikimin e d.p.d me Ramën, por pas mbylljes së çështjes Beleri, këto marrëdhënie janë intensifikuar. Greqia synon rikthimin në faktor protagonist në Ballkan. Greqia në 2005 ishte një faktor serioz në skenën ballkanike. Realitetet tani janë ndryshe nga 2005 tani. Ka paritet tani dhe nuk ka arrogancë më  të Greqisë mbi Shqipërinë.”, tha Çipa.

Rama luan lojën për llogari elektorale

Sipas Çipës, Shqipëria tani ka autoritet diplomatik, komunikime në nivel ndërkombëtar.

“Situata gjeopolitike ka ndryshuar. Rama luan një lojë elektorale në këndvështrimin tim. Nuk dimë ça po bëhet me shelfin detar, investimet greke në Shqipëri. Edhe për Himarën u zgjodh një formulë e tillë që shohim pasi u mavijos si çështje. Nuk ka pasur  realitet të tillë siç pretendon Greqia në Himarë. U krijua në 33 vitet e fundit me shumë mënyra të pandershme. Sot kemi një kontekst të ri, që favorizon barazinë mes palëve. Në histori nuk ka formalizim të ekzistencës së minoritetit”, tha Çipa.

/rtsha.al/