RTSH 24 Live

Politikë

Neza: Marrëdhënien Shqipëri-Greqi, si nata me ditën në krahasim me vitin 2005

7 orë para

Neza: Marrëdhënien Shqipëri-Greqi, si nata me ditën në krahasim me vitin 2005

Analisti Sami Neza ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë në një nivel më të ulët krahasuar me vitin 2005 kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Duke iu referuar vizitës së fundit të kryeministrit Edi Rama në Selanik me emigrantët që jetojnë dhe punojnë atje, Neza tha se në vitin 2005-n në Shqipëri kaq pasur një prani greke në ekonominë shqiptare “përfshirë këtu telekomunikacioni, bankingu, tregu financiar, sot pothuajse në të dy këta sektorë ku Greqia pati investuar shumë, nuk ekzistojnë më”.

Neza vuri në dukje se pavarësisht problematikave, Greqia kishte investimet e saj në Shqipëri, ndryshe nga sa ndodh sot.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, po t’i krahasojmë me nivelin e marrëdhënieve në 2005-n për shembull janë si nata me ditën. Në 2005-n kemi një prani greke në ekonominë shqiptare duke përfshirë këtu telekomunikacioni, bankingu, tregu financiar, sot pothuajse në të dy këta sektorë ku Greqia pati investuar shumë, nuk ekzistojnë më.

Kanë qenë problematike për shkak se sektorin e telekomunikacionit e monopolizoi ndërkohë që kishte një peshë shumë të madhe në sektorin e bankingut që janë dy sektorë strategjikë të një vendi.

Nuk është e natyrshme që të dominohen nga një vend tjetër, aq më tepër nga një vend fqinj kur herëpasherë mund të shfaqen probleme që nuk i kishe parashikuar”, u shpreh Neza.

/rtsh.al/