RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacionet policore, Balla: Duhet një angazhim dhe bashkëpunim më i madh mes Policisë dhe qytetarëve

19/04/2024

Operacionet policore, Balla: Duhet një angazhim dhe bashkëpunim më i madh mes Policisë dhe qytetarëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale vlerësoi të premten zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në vend, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe një angazhim dhe bashkëpunim më të madh mes Policisë dhe qytetarëve.

Sipas tij, zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe goditja e paligjshmërisë janë detyra, të cilat kërkojnë me shumë angazhim dhe bashkëpunim më të ngushtë me qytetarët.  

“Zbardhja e ngjarjeve kriminale, gjetja dhe ndalimi personave në kërkim nga drejtësia, persona që posedojnë armë pa leje, ata që kryejnë trafiqe të paligjshme, krime mjedisore dhe çdo paligjshmëri tjetër, janë detyra të cilat kërkojnë me shumë angazhim dhe bashkëpunim më të ngushtë me qytetarët. Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë, Durrës, Vlorë, Kavajë, Kuçovë, Morinë dhe Port Durrës për operacionet e zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.

/rtsh.al/