RTSH 24 Live

Aktualitet

Kara: Meta po shtyn orët. Është i pashpresë. Gjynah të merresh me të për 10 prona

02/05/2024

Kara: Meta po shtyn orët. Është i pashpresë. Gjynah të merresh me të për 10 prona

Të pashpresë e ka konsideruar Juristi Romeo Kara, Ilir Metën. I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi Kara tha se Meta ka krijuar një figurë të turpshme politike dhe mezi po pret të shpëtojë duke shtyrë orët dhe ditët.

Nuk e kuptoj pse nuk mbrojnë punë me Metën. Meta është i çakërdisur, unë e shoh që do vijë edhe përballja ime dhe po i ruaj këto përballet me mua në gjykatë. Ai është një tigër prej letre, ka bërë ku ka gjetur dhe ka vrarë më duket prap i pavlerë për t’u marrë unë me të. Nuk kam asnjë lloj emocioni madje mezi po pres të përballem. Meta mezi po pret të shpëtojë, dhe po lufton që të shtyjë orët dhe ditët. Ka krijuar një figurë të turpshëm politik. Është i rrënuar e ndjen rrezikun dhe i pashpresë. Ne gjitha vitet që ka qeverisur ka bërë vetëm shkelje dhe duhet të shihet  e gjithë banda me bashkëpunëtorët e tij. Po e përsëris, vetëm për 10 prona është gjynah të merresh me Metën", tha Kara.

/rtsh.al/