RTSH 24 Live

Botë

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

08/12/2023

OKB thirrje për armëpushim në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një mbledhje urgjente për situatën katastrofike të krijuar në Gaza. Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres bëri thirrje për të votuar një armëpushimi të menjëhershëm dhe thënë se brutaliteti i Hamasit nuk mund të justifikojë kurrë "ndëshkimin kolektiv" të palestinezëve. 

Guterres përmendi nenin 99 të Kartës së OKB-së të papërdorur në dekada, për të sjellë në vëmendjen e këshillit "çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". 

Por, përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, Robert Wood, dhe ai izraelit Gilad Erdan thanë se nuk do ta mbështesin një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.  “Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk mbështesim thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm”, tha Wood. 

9 dhjetori shënon për OKB 75-vjetorin e Konventës së Gjenocidit e cila u miratua në vazhdën e tmerreve të Holokausit, dhe Guterres tha se në botën e sotme të ndarjes së thellë, mosbesimit dhe konfliktit, bota mbetet ende përballë kërcënimit të qëndrueshëm të këtij krimi mizor. 

Izraeli ka bombarduar pamëshirshëm Gazan dhe ka dërguar tanke dhe trupa tokësore që nga fillimi i luftës më 7 tetor, por nga bombardimet deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 17500 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë. Sipas organizata ndërkombëtar më shumë se 70% e ndërtesave në veri të Gazas janë bërë të pabanueshme si pasojë e bombardimeve, ndërsa mbi 1.5 milionë banorë të saj jan zhvendosur në jug duke krijuar një nga krizat më të mëdha humanitare ndër dekada. Ndërkombëtarët kanë thënë se pas luftimeve, Gaza duhet të bëhet pjesë e një shteti të ardhshëm palestinez me Autroitetin Palestinez që qeveris Bregun Perëdimor si qeveri. Por, Netanjahu në një dalje të fundi u shpreh se ky entitet qeverisës nuk është zgjidhja për Gazan. 

Gazetar Artur Mata


/ rtsh.al /