RTSH 24 Live

Botë

Nurellari: Goditja e Iranit ishte e vetëpërmbajtur

15/04/2024

Nurellari: Goditja e Iranit ishte e vetëpërmbajtur

I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, politologu Adri Nurellari komentoi goditjen e Iranit drejt Izraelit ndërsa argumentoi se ishte e vetëpërmbajtur.

Nurellari shprehet se edhe pse është e dukshme që ishte një goditje e vetëpërmbajtur, Irani ja doli të shkaktojë frikë e panik.

“Duhet të kuptohet që goditja e Iranit ishte realitivisht e vetëpërmbajtur sepse kishte disa elementë që linit ta kuptoje. Kuptohej në sasinë e raketave që u hodhën pasi dihet që Irani ka më shumë kapacitet për të hedhur dronë apo raketa, madje furnizon edhe Rusinë. Së dyti në objektivat, që duket se kanë qenë kryesisht ushtarakë dhe e vetmja dëm ishte në një bazë. Dhe e treta nuk u përdorën hesbollatë sepse ata kanë një arsenal. Ajo që vihet re është përpjekje për të shkaktuar nga Irani parandalim nëpërmjet kërcënimit për të vijuar me sulme të goditura sikurse dhe ajo e ambasadës. Ja doli që të shkaktojë frikë e panik”, tha Nurellari.

/rtsh.al/