RTSH 24 Live

Kronika

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe pa dokumente, i bllokohet skafi e gjobitet pronari në Sarandë

15/08/2022

Nuk respektoi zonën e kufizuar dhe pa dokumente, i bllokohet skafi e gjobitet pronari në Sarandë

Policia Kufitare Sarandë ka bllokuar një tjetër mjet lundrues për mosrespektim të zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Po ashtu ndaj drejtuesit të skafit K. M., 28 vjeç u vendos masë administrative prej 110.000 lekë të rinj pasi jo vetën nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese por edhe nuk dispononte as dokumentacionin përkatës, në bordin e skafit.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve, përgjatë vijës bregdetare të Sarandës, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik, kanë konstatuar në plazhin e Ksamilit, një mjet lundrues tip skaf duke ushtruar aktivitetin e tij brenda zonës së kufizuar për mjetet lundruese dhe menjëherë kanë bërë shoqërimin e tij, në Portin e Sarandës, për verifikime të mëtejshme.

Në bazë të ligjit nr.43, të vitit 2020, drejtuesi i mjetit lundrues tip skaf, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Ksamil, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 24/1/c, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese si dhe iu bë bllokimi i mjetit lundrues dhe u ndëshkua me masën tjetër administrative 10.000 lekë të rinj për shkelje të nenit 14/1/b, pasi gjatë kontrollit rezultoi pa dokumentacionin përkatës, në bord.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional"., thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/