RTSH 24 Live

Ekonomi

Normat e interesit për "borxhet e shpejta", BSH vendos kufirin maksimal, ekspertët vlerësojnë nismën

23/01/2022

Normat e interesit për "borxhet e shpejta", BSH vendos kufirin maksimal, ekspertët vlerësojnë nismën

Ekspertët e ekonomisë e vlerësojnë nismën që ndërmori Banka e Shqipërisë për të kufizuar me një normë maksimale interesi kreditë e shpejta konsumatore. 

Për gjashtë muajt e ardhshëm, kufiri maksimal i normës së interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë është 171.41 %, ndërkohë që për huat nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë banka qendrore e ka përcaktuar 38.79%.

Profesor Selami Xhepa thotë se ndërhyrja e bankës qendrore duhet të thellohet edhe me masa të tjera shtesë, në mënyrë që konsumatorët të jenë të mbrojtur nga abuzimet.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, normat e interesit para hyrjes në fuqi të rregullores së re arrinin deri në 280% për kreditë në shuma të vogla. Ndërkohë që me publikimin e kufirit maksimal të tyre çdo gjashtë muaj nga Banka Qendrore ekspertët presin ulje të mëtejshme të interesave.