RTSH 24 Live

Ekonomi

PE miraton paketën 6 mld euro për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor

24/04/2024

PE miraton paketën 6 mld euro për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Parlamenti Europian ka miratuar marrëveshjen prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027 për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Paketa prej 6 miliardë eurosh do të ndahet midis 2024 dhe 2027 në grante dhe kredi dhe ofron mbështetje për vendet e rajonit në rrugën e tyre të anëtarësimit europian.

Pasi miratimit nga Parlamenti Evropian të kësaj pakete, duhet formalizimi i saj  nga Këshilli i BE-së.

Kjo paketë do të ndihmojë në promovimin e barazisë gjinore, fuqizimin e grave dhe të rinjve, pjesëmarrjes se shoqërisë civile në proceset vendimmarrëse, forcimin e sigurisë kibernetike, qëndrueshmërisë ndaj dezinformatave, luftës kundër korrupsionit, mashtrimit dhe krimit të organizuar, si dhe rëndësisë së reduktimit të varësive strategjike të rajonit.

Eurodeputetja Fabienne Keller (L'Europe Ansemble, Francë) , ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së lehtësimit të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mirëpres miratimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Ballkanit Perëndimor. Ky instrument mbështetës do të na mundësojë të krijojmë lidhje më të ngushta me partnerët tanë në mënyrë që të krijojmë një bashkim më të fortë. Është edhe më simbolike ta votosh këtë tekst në ditën që festojmë 20 vjetorin e zgjerimit!”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë me të ishte dhe eurodeputeti Georgios Kyrtsos (I pavarur, Greqi), i cili shtoi se “kjo nismë do t'i hapë rrugën partnerëve tanë për të arritur një shtrirje të zgjeruar socio-ekonomike, e cila ka një rëndësi të thellë, veçanërisht për të rinjtë!”.

/rtsh.al/