RTSH 24 Live

Aktualitet

Njihen pensionet me Italinë, përfitojnë 500 mijë emigrantë shqiptarë

06/08/2023

Njihen pensionet me Italinë, përfitojnë 500 mijë emigrantë shqiptarë

Shqipëria dhe Italia kanë arritur dakordësimin e marrëveshjes teknike për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali. Si rezultat rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundje, lindshmëria si dhe sigurimin për papunësinë. 

Marrëveshja pritet të miratohet në parlamentet e dy vendeve.

Procesi për njohjen e kontributeve mes dy vendeve ka nisur në vitin 2014.

/rtsh.al/