RTSH 24 Live

Sociale

Një në katër të rritur vuan nga alergjitë e stinës, mjeku: Shenjat fillojnë më herët dhe janë të rënda

29/03/2023

Një në katër të rritur vuan nga alergjitë e stinës, mjeku: Shenjat fillojnë më herët dhe janë të rënda

Personat alergjikë, simptomat i ndjejnë më herët, më gjatë dhe më rëndë se zakonisht. Evidencat e fundit shkencore nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA tregojnë se 1 në 4 të rritur preket nga polinoza ose alergjitë e stinës.

Mjeku alergolog, Mehmet Hoxha, tregon se është rritur shumë numri i ankesave dhe tefenonatave të pacientëve me shqetësime alergjike të cilët këtë vit kanë hyrë në sezonin e sëmundjes rreth 20 ditë më shpejt se vitet e shkuara.

"Dikur e konsideronim ethen e barit apo polinozen madhore të stinës, si një sëmundje të dekadës të dytë apo të tretë të jetës, pra të adoleshentëve apo të rinjve. Tashmë ajo mund të kapi çdo grupmoshë, dhe simptomologjia mund të jetë aktive në çdo moshë. Një në katër të rritur në botë dhe rreth 20 % e fëmijëve dhe të rinjve vuajnë nga kjo sëmundje.

Sezoni polenik është afruan me gati 20 ditë, dhe kohëzgjatja shkon diku 30 ditë më shumë sesa sezonet normale. Pra nuk fillon në javën e parë apo të dytë të muajit prill, por që në javën e dytë të muajit mars", tha mjeku ndërsa shton se simptomat janë shumë të rënda se më parë dhe pacienti mund të kalojë kriza të forta të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes

Hoxha thotë se shkaqe e kësaj sëmundje me përmasa epidemie shihen te ndotja dhe ndryshimet klimatike.

Për të përmirësuar gjëndjen për pacientët rekomandohet vaksinimi në tre doza ndërsa për politikbërjen kërkohen ndërhyrje në zvogëlimin e e faktorëve që shkaktojnë ndotje.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/