RTSH 24 Live

Televizion

Një kënd grek me churro të Spanjës, organizatorja e Tirana Street Food Festival tregon ushqimet që shërbehen në eveniment

17/11/2023

Një kënd grek me churro të Spanjës, organizatorja e Tirana Street Food Festival tregon ushqimet që shërbehen në eveniment

Edicioni i 3-të i Tirana Street Food Festival 2023 ka nisur që në datën 15 nëntor, duke e kthyer kryeqytetin në një parajsë gastronomike. Organizatorja e evenimentit, Uarda Koçi ka ndarë informacione nga organizimi në emisionin "Jetë Shqiptare" në RTSH, e sigurisht duke mos kursyer as detaje mbi ushqimet që shërbehen.

Në Tirana Street Food Festival shërbehen ushqime të shumëllojshme, e madje në një kënd grek mund të gjesh edhe churro nga kuzhina spanjolle.

Kemi shefa kuzhine që nga kuzhina gourme që për ne ishte e çuditshëm për ta sjellë në shesh, por një nga shefat tanë e solli. Me shefat e kuzhinës dhe recetat e tyre të sjella në variantin street apo me muzikën live çdo natë, Tirana Street Food Festival është një eksperiencë shumë e mirë kulineare. Pas meje nuk kam një shef me emër por është një nga fultrakët e ardhur nga Greqia dhe recetën e tyre e kanë një ëmbëlsirë tipike e shoqëruar me përbërës të vendosura sipër. Greqia ka një eksperiencë shumë të gjerë në lidhje me ushqimin e rrugës dhe në këtë këndvështrim të gjithë janë të hapur për të ofruar receta të ndryshme”, tha Koçi.

/rtsh.al/