RTSH 24 Live

Sociale

Nis shitja e patates në Korçë, problem çmimi i ulët i kërkuar nga tregtarët

07/10/2024

Nis shitja e patates në Korçë, problem çmimi i ulët i kërkuar nga tregtarët

Fermerët e fushës së Maliqit po vijojnë me mbledhjen e patateve ndërsa ky vit ka pasur një prodhim përgjithësisht të mbarë të kësaj kulture bujqësore.

Luljeta Shaholli ka mbjellë një sipërfaqe prej 24 HA me patate dhe thotë se janë të kënaqur me prodhimin e marrë por ngre si shqetësim, çmimin e ulët me të cilin po kërkohet në treg.

Si prodhim e kemi shumë të mirë me cilësi të mirë, por tregun e shitjen e kemi të vështirë. Edhe si çmim që kërkohet është shumë i ulët”, tha Shaholli.

Shaholli bën me dije se kanë përygjedhur disa varietete patatesh të cilat kanë dhënë rendiment të lartë pasi i përshtaten më së miri klimës së zonës

Një ndër problematikat kryesore që kanë hasur fermerët gjatë viteve të fundit është mungesa e fuqisë puntore për vjeljen e prodhimit por Shaholli thotë se nuk e kanë vuajtur këtë pjesë.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/