RTSH 24 Live

Sociale

Nis së shpejti puna për restaurimin e Teatrit të Kukullave

12/01/2022

Nis së shpejti puna për restaurimin e Teatrit të Kukullave

Godina historike e Teatrit të Kukullave në Tiranë, një nga vendet më të dashura për rgëtimin e fëmijëve,  do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Restaurimi do të jetë pjesë e programit EU4Culture Albania dhe zbatuar nga UNOPS.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme edhe në këtë godinë monumentale. Projekti përfshin restaurimin e çatisë, muraturës dhe ruajtjen e elementëve origjinalë.

Godina e “Teatrit të Kukullave” filloi të ndërtohej nga austriakët dhe pas vitit 1925 pjesa e mbetur u përfundua prej shtetit shqiptar. Gjatë viteve 1925-1944 ka shërbyer si selia e legjislativit shqiptar dhe më pas kjo ndërtesë shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Pas përfundimit të luftës ky objekt shërbeu edhe si Shtëpia e Pionerëve dhe më pas përfundimisht në të u vendos Teatri i Kukullave sikurse shërben edhe në ditët e sotme.