Ka nisur me tensione seanca e kësaj të hënë në Kuvend, ku pritet të diskutohet mbi projektbuxhetin e vitit 2025. Kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltore për të parashtruar projektbuxhetin, por u ndërpre disa herë nga opozita.
Për pasojë, pas disa paralajmërimeve ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndërpreu për 5 minuta seancën.
Kjo seancë pritet të jetë maratonë, teksa Partia Demokratike ka depozituar amendamente si ajo e vendosjes së minimumit jetik 200 euro sikundër për trajtimin e minatorëve.
Buxheti i Shtetit është parashikuar të jetë në shifrën e 8.2 miliardë lekëve, niveli më i lartë në historinë e vendit, rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 përqind krahasuar me atë të vitit 2022.
/rtsh.al/